75 Mall Live Search
22:03 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mourinho: S’më duhet Ibra, e kam sulmuesin më të mirë në Angli

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho ka thënë se transferimi i Zlatan Ibrahimoviq në White Hart Lane nuk do të kishte sens.

Sulmuesi suedez që ka luajtur nën urdhërat e Mourinhos te Interi dhe Manchester United, është futbollist i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me LA Galaxy, transmeton Indeksonline.

“Ai është futbollist i shkëlqyer dhe njeri i mirë por nuk ka asnjë shans. Ne kemi sulmuesin më të mirë në Angli. Nuk do të kishte sens ta transferonim atë kur e kemi Harry Kanen” ka deklaruar Mourinho.

Këto komente portugezi i bëri në konferencën për shtyp, një ditë para ndeshjes me Olympiacos në kuadër të Ligës së Kampionëve.

/Indeksonline/