75 Mall Live Search
11:26 / E Diele, 03 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mourinho takohet me shefin e Arsenalit, Emery i ka ditët e numëruara

Arsenali raportohet se është duke bërë bisedime për ta sjellë Jose Mourinhon si trajner i londinezve.

Shefi i Arsenali, Raul Sanllehi raportohet se është takuar me Jose Mourinhon këtë javë dhe pritet që shumë shpejt Emery të zëvendësohet nga portugezi.

Sipas raportimeve shefit të Arsenalit i kanë lënë përshtypje planet e Mourinhos për Arsenalin andaj ka shumë mundësi që Mourinho të emërohet trajner te londinezët.

Po ashtu edhe Mourinho është duke e pritur një mundësi për tu rikthyer në ligën angleze pasi që u shkarkua nga United dhjetorin e kaluar./Indeksonline/.