Mourinho telefonoi Benfican, video me fanellën e Real Madridit ishte e bërë me Inteligjencë Artificiale!?
Trajneri portugez, Jose Mourinho mbrëmë në njëfar mënyre u zyrtarizua në stolin e Real Madridit.
“Special One” u shfaq me fanellën e Real Madridit, shkruan Indeksonline
Por, siç shkruan “Record”, Mourinho telefonoi menjëherë skuadrën e Benficas me të cilën është ende nën kontratë dhe i tha se kjo video ishte e bërë me Inteligjencë Artificiale.
Florentino Perez, me anë të kësaj videoje tregoi se Mourinho do të jetë trajner i Real Madridit, por vetëm nëse fiton zgjedhjet për president.
Kujtojmë që në rast se ndodh kjo, Real Madridi duhet paguar 7 milionë euro te Benfica për transferimin e Jose Mourinhos./Indeksonline/
MOUcha historia por hacer. pic.twitter.com/7wLmDk8r2M
— Florentino 2026 (@Florentino2026_) June 3, 2026

