Mourinho: Ten Hag ka pasur më shumë mbështetje dhe besim në krahasim me mua
Jose Mourinho thotë se trajneri aktual i Manchester United, Erik ten Hag, ka pasur më shumë mbështetje dhe besim në krahasim me mandatin e tij, por ende dëshiron që klubi të ketë sukses.
Mourinho fitoi Kupën Carabao dhe Europa League, në sezonin e tij të parë në Old Trafford përpara se të përfundonte i dyti në Premier League.
Por portugezi, i cili zbuloi se kishte një marrëdhënie të vështirë pune me ish-shefin ekzekutiv të Man Utd, Ed Woodward, u shkarkua në dhjetor 2018 pas një rezultati të dobët. /IndeksOnline/