75 Mall Live Search
22:25 / E Premte, 27 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Mourinho thotë se e di të ardhmen e Eriksenit

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho ka pretenduar se e di si do të jetë e ardhmja e Christian Eriksen pasi që kontrata e futbollistit do të skadojë në verën e ardhshme.

‘E vetmja gjë që mund t’ju them është se un e di të ardhmen e tij’ tha Mourinho.

Mirëpo Mourinho nuk tregoi se çfarë do të ndodhë me futbollistin duke thënë se duhet vetë ai të tregojë se çfarë ka vendosur për të ardhmen e tij.

“Duhet të jetë ai që të flasë për të ardhmen e tij kur të marrë vendimin të flasë për të ardhmen e tij, jo unë” u deklarua trajneri i Tottenham./Indeksonline/.