Mourinho ‘thumbon’ Juventusin pasi Roma merr vendin e tretë

Jose Mourinho shkakton gjithmonë debat dhe polemika me atë që thotë. I drejtpërdrejtë si gjithmonë, “Special One” nuk i kurseu thumbimet ndaj Juventusit pas fitores 0-1 që Roma e tij arriti kundër Torinos
Verdhekuqtë janë ngjitur përkohësisht në vendin e tretë në Serie A dhe po bëjnë maksimumin për të siguruar një biletë në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Bardhezinjtë mbajnë pozicionin e shtatë në renditja, pasi janë penalizuar me 15 pikë. Por nëse llogariten pikët e mbledhura në fushë, skuadra e Allegrit do të ishte në vendin e dytë.
“Kundërshtari që në shqetëson më shumë? Vetja jonë. Duam të mendojmë si një skuadër e madhe, por një skuadër e madhe nuk eliminohet nga kompeticionet ku merr pjesë.
Nuk humbet një ndeshje për të fituar atë të radhës. Ky është problemi ynë. Kemi limitet të dukshme në kontingjent, por ndodhemi në çerekfinalet e Europa League, që këtë sezon duket si Champions.
Si fitohen ndeshjet? Duke shënuar një gol më shumë se skuadra kundërshtare. Duhet të fitosh duke u përpjekur të shfrytëzosh cilësitë tuaja dhe duke fshehur problemet që të karakterizojnë.
Vendi i tretë? A jemi të sigurt se Juventusi nuk ka 59 pikë? Jemi në Itali.. “, theksoi trajneri i Romës.