75 Mall Live Search
17:42 / E Mërkurë, 09 Shtator 2020 / indeksADMonline

Mourinho “thumbon” keq Guardiolën: Messi nuk ishte për ne, pasi do shkelnim rregullat financiare!


Jose Mourinho e ka “thumbuar” rëndë trajneri e Man Cityt, Pep Guardiolën.

Në lidhje me temën për transferimin e Messit në Premierligë, ka reaguar edhe “Special One”, ku tha se klubi i tij nuk do të thyente rregullat financiare të transferimeve, shkruan IndeksOnline

Ndërkaq, klubi i Cityt ishin të lidhur për një transferim të mundshëm të argjentinasi, por kjo nuk ndodhi pasi “jashtëtokësori” vendosi të qëndrojë në Barcelonë.

Kështu, muaj më parë Gjykata  e Arbitrazhit spotiv vendosi që City të shpallet i pafajshme por vetëm të denohet me para për shkeljen e rregullit finaciar, me këtë nuk u pajtua Mourinho.

“Atëherë mendoj se është një vendim i turpshëm sepse nëse City nuk është fajtor për të, atëherë nuk duhej dënohej me para”, tha fillimisht portugezi.

“Nëse nuk jeni fajtor nuk duhet të gjobiteni. Nëse ata janë fajtorë, vendimi është një turp dhe ju duhet të largoheni nga gara.”

I pyetur nëse do të donte të nënshkruante me superyllin e Barçës, 57-vjeçari tha për “JOE” : “Për ekipin tim Top Eleven? Jo, jo për Tottenhamin. Vetëm për Top Eleven.

“Ne respektojmë Fair Play Financiar në Tottenham.

“Ai mund të shkojë vetëm në një ekip që nuk respekton Fair Fair Financiar, kështu që nuk është Tottenham, me siguri”, përfundoi ai.