75 Mall Live Search
10:12 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / Gj Sh

Mourinho ‘’thumbon’’ Realin: Ne e dimë si funksionojnë këto gjëra, u ndihmua nga gjyqtari

Trajneri i Benficas, Jose Mourinho ka thumbuar skuadrën e Real Madridit pas humbjes së mbrëmshme në ndeshjen e parë të 1/16 s finales së Champions League.

Ai tha se klubi mbretëror është favorizuar nga gjyqtarët, pasi tre futbollistë të Real Madridit është dashur të ndeshkohen me karton të verdhë, por për shkak se do të humbisnin ndeshjen e kthimit, ata u falën, shkruan IndeksOnline.

“Tre lojtarë të Real Madridit ishin me kartonë të verdhë!

Të gjithë duhej të ndëshkoheshin me karton të verdhë, por arbitri nuk e dha sepse ata do ta humbnin ndeshjen e kthimit. Ai e dinte saktësisht kë lejohej ta ndëshkonte dhe kë jo. Ne e dimë si funksionojnë këto gjëra’’, ka deklaruar Mourinho.

Kujtojmë se Real Madridi e fitoi përballjen e parë me rezultat 1-0, derisa ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në stadiumin ‘’Santiago Bernabeu’’./IndeksOnline/