21:10 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mourinho “thumbon” trajnerin e Chelseas

I pyetur gjatë konferencës për mediat në vigjilje të Community Shield, trajneri i Manchester United, José Mourinho, ndër të tjera ka folur edhe për kundërshtarin dhe rivalin e tij më të ri në Premier League, teknikun italian të Chelseas, Maurizio Sarri.

Në fjalën e tij, Mourinho preferon të theksojë superioritetin e tij ndaj italianit në të kaluarën, teksa në kohën kur portugezi udhëhiqte Interin në Seria A, tekniku Sarri drejtonte Empolin në Seria B.

“Maurizo Sarri? Nuk e njoh personalisht, sepse kur unë shkova të drejtoj në Itali, ai ishte ende në Seria B. Ndërkohë e kam ndjekur në distancë. E sigurtë është që ka një skuadër fantastike. Besoj se ka të gjitha mundësitë për të zhvilluar një punë të mirë”, deklaroi “Special One”, për Maurizio Sarri, me të cilin do të rivalizojnë gjatë sezonit të ardhshëm në Premier League.