Mourinho tregon që kishte refuzuar transferimin e Ronaldinhos vetëm për këtë futbollist

Jose Mourinho ka folur për të kaluarën e tij me skuadrën e Chelsea dhe bisedimet që janë bërë në atë kohë në lidhje me transferimet.
Sipas Mourinhos, atij i ishte thënë nga presidenti i klubit që nëse dëshiron mund të ja sillnin Ronaldinhon në skuadër, mirëpo kishte refuzuar sepse dëshironte transferimin e një futbollisti tjetër, shkruan IndeksOnline.
Mourinho tregoi që në vend të Ronaldihnos ai e dëshiroi transferimin Didier Drogba.
“Në vitin 2004, Roman Abramovich më tha që kishte para për të sjellë Ronaldinho në Chelsea nëse do të doja … Unë thashë jo. Më sillni Didier Drogba ”, ka thënë Mourinho./IndeksOnline/.