Mourinho tregon se çka i tha Viniciusit
Ndeshje e zjarrtë u zhvillua në Lisbonë mes Benficës dhe Real Madridit.
E gjithë kjo filloi pas golit të Viniciusit, i cili bëri festimin dhe u ndëshkua me karton të verdhë.
Më pas u aludua për një ofendim racist nga ana e Prestiannit ndaj brazilianit, me ndeshjen që u ndërpre për 10 minuta.
Më pas Vini, u pa duke shkuar në stol dhe trajneri Jose Mourinho, u pa duke i thënë diçka në vesh.
“I thashë Vini Jr se festimi duhej të ishte ndryshe. Ky klub e ka Eusebion si legjendë, një lojtar me ngjyrë, Benfica nuk është një klub racist”, u shpreh Mourinho.
Ndeshja kujtojmë se u mbyll 0-1 në favor të Realit./IndeksOnline/

