75 Mall Live Search
22:58 / E Enjte, 11 Maj 2023 / Gj. Sh

Mourinho triumfon ndaj ”nxënësit” Alonso, Roma mposht Leverkusenin

Skuadra e Romës ka shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League ndaj Bayern Leverkusenit.

Verdhëkuqët shënuan fitore me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Heroi i Romës ishte talenti 20-vjeçar, Edoardo Bove i cili shënoi në minutën e 63-të.

Skuadra romake ka marrë një epërsi të lehtë dhe do të kërkoj finalen e madhe e cila do të vendoset në ndeshjen e kthimit me 18 maj, e cila zhvillohet në Gjermani./IndeksOnline/