Mourinho: Unë thoja që për mua është arritje vendi i dytë te United, tani njerëzit më kuptojnë
Ju duhet të ndjeni keqardhje për tifozët e Manchester Unitedit pas sezonit që ata kanë përfunduar.
Ole Gunnar Solskjaer u shpall si shpëtimtar i klubit gjatë kohës së tij si menaxher i përkohshëm, duke sjellë përsëri një markë sulmuese të futbollit dhe duke siguruar një seri fitoresh përgjatë rrugës.
Sidoqoftë, periudha e muajve të mjaltit ka përfunduar, me Unitedin duke përfunduar sezonin në të njëjtën vend ku ata e kanë nisur.
“Djajtë e Kuq” u eliminuan nga FA Cup nga Wolverhampton Wanders, poashtu në Ligën e Kampionëve nga Barcelona dhe mbyllën ligën jashtë një vendi që dërgon në Champions.
Ish trajneri i tyre, Jose Mourinho, i cili vitin e kaluar kishte përfunduar në vendin e dytë me këtë ekip, është rikthyer të flasë.
“Unë vazhdoj të them, të mendoj dhe të ndjej se vendi i dytë në tabelë ishte një nga arritjet e mia më të mëdha në lojë”.
Ai i tha shtypit francez: “Unë thashë 9 ose 10 muaj më parë se pas fitores në kampionat, pozita e dytë me United mund të ishte arritja ime më e madhe.
“Për Manchester United, dua të them vetëm dy gjëra. Njëra është që koha ka folur vet. Dy janë se problemet janë ende atje”. /IndeksOnline/