75 Mall Live Search
17:21 / E Diele, 24 Mars 2024 / G T

Mourinho valvit flamurin në “finish”, fituesi i MotoGP feston me “SIUUU”

Këtë të dielë, trajneri portugez, Jose Mourinho ka qenë i ftuar special në garën e Moto Gp që u zhvillua në Portimao, në jug të Portugalisë.

Ish-trajneri i Romës e valviti flamurin në “finish”, kurse fitues në këtë garë doli Jorge Martin, shkruan Indeksonline

Jorge Martin vendosi të vestonte nga motori i tij me stilin e Cristiano Ronaldos “SIUUU”.

Kujtojmë që Jose Mourinho është papunë qysh nga muaji janar i këtij viti, ku u shkarkua nga pozita e trajnerit nga klubi i Serie A, AS Roma./Indeksonline/