75 Mall Live Search
15:01 / E Premte, 18 Qershor 2021 / Blerim

Mourinho zbulon dobësinë e Eden Hazardit: Në stërvitje është i tmerrshëm…

Jose Mourinho (58-vjeçari), trajneri i njohur ka kritikuar stërvitjen e Eden Hazardit.

Portugezi dhe futbollisti i Kombëtares së Belgjikës kanë punuar së bashku te klubi i Chelseat, shkruan IndeksOnline

Trajneri i AS Roma, ka zbuluar sekretin e dobësisë së lojtarit të Real Madrid.

“Ai është fantastik, por me një stërvitje të tmerrshme. Eden ka arritur deri këtu falë talentit të tij dhe ai mund ta fitoj Topin e Artë nëse e kombinon talentin me punën, por më të vërtetë ai nuk jep shumë në stërvitje”, ka thënë Jose Mourinho për talkSPORT.

“Kur shkoi te Real Madrid, mendova ‘wow’, ky shkoi te klubi më i madh në botë. Tani e ka mundësinë ta fitoj Topin e Artë. Por, ai kishte lëndime të shumta në Real Madrid”, vazhdoi tutje trajneri portugez

/IndeksOnline/