15:37 / E Premte, 03 Shkurt 2023 / B O

Mourinho ‘zbut zemrën’, e fut Zaniolon në listën e UEFA-s

Telenovela e parë e madhe e vitit 2023 ndodhet në klubin e Romës.

Pak javë më parë gjithçka ndodhi me Nicolò Zaniolo. Reprezentuesi italian po përpiqej të detyronte largimin e tij nga Roma për t’iu bashkuar një ekipi në Angli apo Itali, me Milanin si palën kryesore të interesuar.
Por kërkesat e klubit (më shumë se 30 milionë euro) nuk u plotësuan nga askush. Në fund u bë realitet parandjenja e Mourinhos: “Ai do të jetë këtu më 1 shkurt”. Por gjatë rrugës të gjitha marrëdhëniet ishin prishur.

Mirëpo përkundër të gjithave, Mourinho ka vendosur ta përfshij Zaniolin në listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjet e Europa Ligë.

Megjithatë, sic raporton Marca, Roma mban Nicolò Zaniolo në listën e UEFA-s për shkak të një formaliteti thjesht teknik që favorizon klubin… por ata nuk do të mund të llogarisin tek ai sepse lojtari, më 31 janar dërgoi një certifikatë mjekësore për “shqetësim psikologjik” që nuk do ta lejojë të stërvitet në Trigoria për muajin e ardhshëm “për shkak të sulmeve nga tifozët dhe gjithë rastit që shpërtheu”. /IndeksOnline/