Mourinho zgjedh dy skuadrat favorite për ta fituar Europa League

Trajneri i Fenerbahches, Jose Mourinho neser do të përballet me ish-skuadrën e tij, Manchester United, në Euroa League.
Ai gjatë konferencës për media, u pyet se kush është favorit për ta fituar trofeun këtë sezon, shkruan IndeksOnline.
Portugezi zgjodhi dy skuadra si favorite, të dyja ku kishte punuar më parë.
“Dy kandidatët për të fituar Ligën e Evropës është e lehtë: Manchester United dhe Tottenham”, deklaroi Mourinho.
Më pastaj ai foli më gjërësisht për kohën sa ishte trajner i Manchester United.
“I uroj gjithë të mirat Man United. Unë kam qenë i lumtur atje, ne fituam Europa League, të dytin në lig”. U largova nga United me ndjenja të mira për klubet dhe tifozët. Nëse gjërat nuk funksionojnë për Man United, nuk jam kurrë i lumtur”, ka deklaruar Mourinho./IndeksOnline/