‘Moza ma keq’ për lojtarët e Arsenalit, 25% ulje rroge nëse bien nga liga

Arsenali është duke kaluar sezonin më të dobët në histori të Premier Ligës.
Pas 14 xhirove, është në vendin e 15-të, duke pasur vetëm 4 pikë më shumë se zona e rrezikshme.
Nëse vazhdon me këtë formë, ekipi londinez do ta rrezikojë qëndrimin në Premier Ligë.
Nëse kjo ndodhë, futbollistët do të prekeshin direkt në xhep.
Në kontratat e të gjithë lojtarëve figuron një nen që nëse ekipi largohet nga Premier Liga, do t’u ulet paga për 25%.
/Indeksonline/