12:31 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Mozilla lançon Firefox 59 për desktop dhe Android

Fondacioni global jofitimprurës Mozilla ka njoftuar hedhjen në treg  të Firefox Quantum version 59 për përdoruesit në desktop dhe Android.

Me përditësimin e fundit, shfletuesi i Firefox-it në desktop sjell  një mori karakteristikash të reja duke përfshirë privatësinë e përmirësuar dhe mjete të reja për modifikimin  e screenshoteve.

Gjithashtu, Firefox për Android merr mbështetje për faqet që hedhin  video duke përdorur protokollin HTTP Live Streaming (HLS).

Çfarë ka të re në Firefox 59 për Desktop

Firefox 59 sjell disa përmirësime të performancës, të tilla si ngarkimi më i shpejtë i përmbajtjes duke e ngarkuar atë nga cache në rrjet ose nga cache me burim direkt nga hard drive i përdoruesit. Gjithashtu, Off-Main-Thread-Painting (OMTP) vjen tek Firefox-i për Mac, i cili do të ofrojë pasqyrim më të mirë grafik.

Screenshotet e Firefox-it marrin shënime dhe vegla përpunimi që i lejojnë përdoruesit të vizatojë, të nxjerrë në pah, ose të riformulojë screenshot-et.

Veçoritë e reja të Firefox për Android

Firefox 59 në Android sjell mbështetje për të përdorur shfletuesin si një aplikacion ndihmës, duke mundësuar kërkimin e shpejtë duke shtypur butonin Home në smartphones. Firefox-i për Android gjithashtu sjell  të njëjtat përmirësime të shfletimit privat të Firefox-it, ashtu si edhe në versionin për desktop.

Gjithashtu, aplikacioni tani mbështet HTTP Live Streaming video playback dhe vjen me aftësinë për të bllokuar videon e ekranit të plotë në modalitetin landscape.