75 Mall Live Search
23:30 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

“Mozomakeq” – Shteti afrikan që përkrahë Serbinë jep këshilla për Kosovën

Përfaqësuesi i Bregut të Fildisht në OKB, Bernard tanoh-Boutchoue ka dhënë disa kritika ndaj Republikës së Kosovës, gjatë sesionit të sotëm të Këshillit të Sigurimit.

Sipas tij, Kosova duhet ta heq taksën e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës. Po ashtu, shteti afrikan ka kërkuar që sa më shpejtë të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

“Shteti jonë i fton komunitetit që mos të shtojnë tensionet dhe që të rikthejn besimin reciprok. Ne mendojmë se tarifa 100 për mallrat nga Serba dhe Bsonja do të cenonin negociatat dhe marrëveshjen e tregtisë së lirë. Ne kërkojmë që të hiqen gjitha pengesat për krijimin e Asociacionit të Komunave sepse do të kontribuonte në uljen e tensioneve. Ne mirëpresim faktin e arrestimit të katër personave të implikuar në vrasjen e Oliver Ivanoviqit”, ka thënë ai. /Indeksonline/