23:25 / E Enjte, 16 Mars 2023 / MSH

Mozzik bëhet me yll në Hollivud?

Artisti i njohur nga Ferizaji, Mozzik, është duke qëndruar në Kaliforni.

Në mesin e shumë fotografive që ka ndarë në Instagram ka qenë edhe një unike.

Mozzik ka pozuar pranë një ylli në “Walk of Fame” në Hollivud, ku në të është pikërisht emri i tij.

Ai madje edhe mban në dorë një çmim Oscar.

“Besimi në vetvete dhe puna e palodhur do t’ju sjellin gjithmonë sukses” ka shkruar Mozzik.

Padyshim që ylli në Hollivud është i vështirë për tu marrë, por si duket, Mozzik ka aspirata për një të tillë.