75 Mall Live Search
17:28 / E Hënë, 07 Mars 2022 / AR

Mozzik bën homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz

Emra të shumtë po bëjnë nderime në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz të Skenderajt.

Edhe reperi i njohur kosovar, Mozzik, ka bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari në ditën e tretë të Epopesë së UÇK-së, shkruan Indeksonline.

Duke publikuar një foto në llogarinë e tij në ‘Instastory’, reperi zbuloi se shoqërohet nga miqtë e tij.

“Përkulemi gjithmonë para juve Familja Jashari”, shkroi ai në mbishkrimin e imazhit./Indeksonline/