75 Mall Live Search
09:20 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Mozzik, çdo gjashtë orë në aeroplan

Gramoz Aliu i njohur ndryshe për publikun si Mozzik, është momentalisht një nga reperët më të komentuar dhe më të pëlqyer.

Ai po vazhdon suksesshëm karrierën e tij, teksa ka arritur edhe famë ndërkombëtare.

Duke qenë se jeta e tij është në mes Kosovës dhe Zvicrës me gjithë koncertet, atij i duhet një pjesë të madhe të kohës ta kaloi në udhëtime.

Madje, së fundmi Mozzik ka postuar një instastory ku shihet brenda një aeroplani e ku shkruan se çdo gjashtë orë i bie të udhëtojë me aeroplan./Indeksonline/