19:23 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Mozzik dedikim të veçantë për të bijën, bën tatuazh portretin e saj

Ndarja e Mozzik dhe Loredanës ka bërë bujë të madhe në mediat rozë dhe të njëjtit tashmë kanë deklaruar se kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin.

Por, të dy do të kenë diçka që i lidhë përgjithmonë, ajo është vajza e tyre, Hana, shkruan Indeksonline.

Ndonëse që nga ndarja është Loredana ajo që po kalon më shumë kohë me të bijën, është edhe Mozzik ai që ndonëse larg a saj tregon dashurinë e madhe që ka për të.

E së fundi këtë e ka bërë edhe përmes tatuazhit që ka vendosur ta bëj. Reperi nga Ferizaj ka bërë tatu në krah portretin e Hanës.

“Faleminderit shoku im për këtë punim madhështor, vajza ime Hana”, ka shkruar reperi në mbishkrimin përkrah imazhit të bijës së tij.

Ndryshe, së shpejti Mozzik pritet të publikoj projektin e ri ‘Dhelpër Dinake’./Indeksonline/