Mozzik dhe Getinjo paralajmërojnë projektin e ri
Vëllezërit, Mozzik dhe Getinjo përmes rrjetit social Instagram kanë paralajmëruar projektin që do e sjellin së bashku, transmeton Indeksonline.
Titulli i këngës së re të tyre quhet “Para Siempre” që në shqip do të thotë “Përgjithmonë”.
Data e lansimit të kësaj këngë do të jetë 19 tetori. Mozzik bashkë me të dashurën e tij, Loredana Zefi sollën këngën “Bonnie and Clyde” që u pëlqye shumë nga publiku. Kurse projekti i fundit i Getinjos ishte “Ti ngele” /Indeksonline/