75 Mall Live Search
16:32 / E Shtunë, 22 Qershor 2019 / indeksADMonline

Mozzik dhe Loredana reagojnë pas vdekjes së menaxherit të Azet

Në aksident me fatalitet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj ka ndërruar jetë, menaxheri i reperit të njohur, Azet, Sefa Kaya.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe vet reperi shqiptar i cili me pikëllim të madh e priti këtë lajm, shkruan Indeksonline.

Ndërsa një reagim ka ardhur edhe nga reperi i famshëm, Mozzik dhe bashkëshortja e tij, Loredana.

“Zoti t’pastë mëshiru me Xhenet Inshallah! Prehu në paqe, njeriu më i mirë Sefa”, ka shkruar Mozzik.

Ndërsa Loredana përkrahë një fotografie të Kaya ka vendosur një figurë engjëlli./Indeksonline/