Mozziku dhe Loredana thyejnë heshtjen, pas lajmit për ndarjen
Mozziku dhe Loredana janë ndër çiftet me të përfolura aktualisht.
Por, ditëve të fundit janë ngritur thashetheme se ata mund të kenë një krizë në lidhjen e tyre.
Derisa ata kanë heshtur në lidhje më këtë, postimi i fundit që dyshja ka bërë në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram, ka lënë të kuptohen raportet e tyre.

Si Mozziku, ashtu edhe Loredana kanë publikuar në InstaStory data e reja të koncerteve të tyre nga turneun i përbashkët.
Kujtojmë që Mozziku dhe Loredana janë prindër të një vajze, që e pagëzuan me emrin Hana./Indeksonline/
