75 Mall Live Search
15:10 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Mozziku e quajti gënjeshtare, kështu i përgjigjet Loredana

Loredana së fundi ishte e ftuar në emisionin “NIN” ku dha më shumë detaje rreth ndarjes nga Mozziku.

Gjatë intervistës, Loredana sqaroi se ndarja nuk u bë për marketing ashtu siç shumica e njerëzve dyshonin dhe pranoi se të dytë ishin shumë të stresuar për gjërat që po u ndodhnin.

Pas intervistës, ishte i menjëhershëm reagimi i reperit, i cili këto deklarata të ish-bashkëshortes i quajti gënjeshtra dhe se ajo po e përdor vajzën e tyre, Hana për t’u viktimizuar.

 “Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh, sepse je shumë e re në këtë lami”, ka shkruar ndër tjera Mozziku.

Pas kësaj, ka reaguar edhe Loredana përmes Instagramit, ajo ka publikuar një fjalim të Oprah Winfrey, që u referohet atyre njerëzve që nuk gëzohen për sukseset tua.

“Njerëzve nuk do t’u pëlqesh gjithmonë, ata nuk janë të lumtur për ty. Dhe nëse e rrethon veten me njerëz, që nuk janë mësuar me suksesin tënd, ata bëhen të frikshëm, sepse reflekton ndaj tyre diçka që nuk e njohin. Njerëzit që duan më të mirën për ty, duan që ti të bësh më të mirën”, dëgjohet të thotë Winfrey në videon që reperja ka publikuar./Indeksonline/