16:13 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Mozzik e quan vetën 50 Centi i bardhë

Mozzik pa lansuar albumin e ri të cili është duke e përgatitur prej kohësh, ka publikuar 2 projekte të reja muzikore.

“Madonnë” që e lansoj solo, dhe “PP” në bashkëpunim me Kidës, këngë këto që tashmë janë kthyer në hite verore.

Pas këtij suksesi, reperi nga Ferizaj ka krahasuar vetën me reperin e njohur amerikan, 50 Cent.

Mozzik ka postuar në Instagram disa fotografi të shkëputura nga videoklipi i fundit “PP”, teksa shkruan: Fiftty i bardhë”.

Kujtojmë që Mozzik ka paralajmëruar edhe projekte tjera për këtë sezon veror./Indeksonline/

View this post on Instagram

WHITE FIFTY ?? #2EUROGANG

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on