12:58 / E Enjte, 01 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Mozzik është dëgjuar mbi 90 milionë here në Spotify këtë vit

Platforma më e madhe për muzikë, Spotify, ka publikuar statistikat vjetore për disa artistë.

Statistika këto ku tregohet se sa është dëgjuar këtë vit këngëtari, sa orë kanë shpenzuar në prurjet që ka realizuar, sa dëgjues e po ashtu edhe në sa vende.

Në këto publikime nga Spotify, nuk ka munguar reperi kosovar Mozzik.

Ai përmes një fotoje të shpërndarë në ‘’Instastory’’, tregon se është dëgjuar mbi 92 milionë herë nga plot 4.6 milionë dëgjues.

Ndërsa numri i orëve të shpenzuara në projektet e tij është 4.1 milionë në 177 vende të ndryshme.

Kjo është e pritur nga Mozzik, pasi që këngët e tij janë gjithmonë të pëlqyera. /IndeksOnline/