75 Mall Live Search
21:05 / E Martë, 23 Shtator 2025 / AR

Mozzik flet për orën, akuzon Vetëvendosjen

Ditën e sotme mediat dhe rrjetet sociale u mbushën me raportime se ora luksoze Richard Mille, të cilën e kishte blerë reperi i njohur Mozzik, ishte fallco. Lajmi bëri xhiron e portaleve dhe shkaktoi reagime të shumta mes fansave, duke vënë sërish artistin në qendër të vëmendjes.

Pak orë më vonë, Mozzik reagoi publikisht përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale.

Reperi ka deklaruar se ajo që ndodhi me orën ishte lojë me skenar nga vetë ai për pushtetin.

Ai e quajti këtë një sulm personal dhe të stisur ndaj tij, duke theksuar se gjithçka që ka arritur e ka bërë vetëm falë talentit dhe punës së tij.

“Nuk kam fituar para as me drogë, as me hajni. Kam fituar vetëm me talentin tim. Dhe me orë fallco nuk mundet askush të më tatimojë me mijëra e mijëra euro”, shkroi ai.

Reperi, i cili prej kohësh pretendon se është përballur me padrejtësi dhe presion nga autoritetet, shtoi se kjo situatë është bërë personale prej Dimal Bashës e Hekuran Muratit.

Ai hamendësoi nëse kryeministri Kurti është në dijeni për ato që i quan “inate personave nga vendasit e tij” duke iu referuar Bashës e Muratit.

“Unë i kam vetëm 29 vjet por gjithmonë kam qenë një hap para jush. Më lini rehat, se tash ju nxora ashiqare!”, përfundoi Mozzik reagimin e tij.