75 Mall Live Search
14:13 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mozziku i emocionuar, tregon shumën që kanë arritur ta mblidhnin për t’ia dhuruar Shqipërisë

Reperi Mozzik dje ka nisur një iniciativë bamirëse me Arbër Hajdarin e (Fundjavë Ndryshe), duke iu bërë thirrje të gjithë nxënësve e studentëve të Kosovës, që të nisin së bashku një kauzë sensibilizuese për të prekurit nga këto tërmete të fuqishme.

Brenda vetëm një dite me kontributin e të gjithëve kanë arritur që të grumbullohen 1 milion dollarë që do të dhurohen për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Mozziku përmes një postimi në Instagram ku edhe ka falënderuar të gjitha ata që e mundësuan dhe kontribuan që kjo shumë të grumbullohej.

Ai ndërkaq u shpreh se është tejet i emocionuar, që ndien dhimbje dhe trishtim për viktimat, por edhe krenari që shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë.

“Arritëm diçka qe se kemi bërë kurrë së bashku ! Arritëm 1 milion dollarë para së bashku, për tragjedinë e tërmetit në Shqipëri.
O Shqiptarë kurrë më të bashkuar nuk iu pasna pa, lus Zotin të jemi gjithmonë kështu në këtë ritëm! Fshehurazi po më rrjedhin lotët, lot dhimbjeje për viktimat, për trishtimin qe e panë sytë e njerëzve. E ai loti i fundit po më jep shije krenarie e gëzimi, po ma zbërthen fjalën:” Bashkë ia dalim”.Jeta ka sprova të shumta, çdo ditë e kemi sfida, të qëndrojmë bashkë në diell e në shi!
Zoti është më i madhi , e vetëm tek ai ndihmë kërkojmë !
Faleminderit gjithëve. Vazhdojmë tutje”, ka shkruar Mozzik./Indeksonline/

View this post on Instagram

Arritëm diçka qe se kemi bërë kurrë së bashku !!!! Arritëm 1 milion dollarë para së bashku ,për tragjedinë e tërmetit në Shqipëri. O Shqiptarë kurrë më të bashkuar nuk iu pasna pa,lus Zotin të jemi gjithmonë kshtu në këtë ritëm ! Fshehurazi pom rrjedhin lotët , lot dhimbje për humbjen e viktimave,për trishtimin qe e panë sytë e njerëzve..e ai loti i fundit po më jep shije krenarie e gëzimi,po ma zbërthen fjalën ” Bashkë ia dalim” Jeta ka sprova të shumta,çdo ditë e kemi sfidë , të qëndrojmë bashkë në diell e në shira! Zoti është më i madhi , e vetëm te ai ndihmë kërkojmë ! Faleminderit gjithve ❤️ Vazhdojmë tutje ! ?????????? Gramoz Aliu ( Mozzik ) @fundjavendryshe @arberhajdari

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on