Mozzik i prekur nga sulmi terrorist në Vjenë, kujton vizitën atje!

Një sulm terrorist ka tronditur Vjenën mbrëmjen e kaluara.
Disa persona të armatosur terrorizuan kryeqytetin austriak duke vrarë të pafajshëm dhe duke lënduar disa të tjerë.

Pas kësaj kanë ardhur reagime të shumta edhe nga liderët kosovar, ndërsa nuk kanë mbetur anash as artistët.

Ishte reperi, Mozzik që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ka postuar disa fotografi, duke treguar se është i prekur nga gjithë ajo që ka ndodhur.

“Lutuni për Vjenën”, ka shkruar Mozzik në disa postime, teksa në disa të tjera ka kujtuar vizitën që bëri në fillim të këtij viti atje./Indeksonline/