10:20 / E Shtunë, 25 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Mozzik ia kalon Noizyt me followersa, ky i fundit e ‘akuzon’ për blerje..!

Mozzik është bërë reperi i parë shqiptar që ka arritur 2.1 milion followers në Instagram dhe “urimin” e parë e ka marrë nga Noizy.

Me anë të disa videove (që më pas u fshinë nga profili i tij në Ig) Noizy e ka akuzuar Mozzik se ka blerë followers. Në rrjedhën e kësaj ai ka “këshilluar” edhe artistët e rinj të ndjekin shembullin e Mozzik, të mos harxhojnë lekë në këngë dhe videoklipe, por të blejnë ndjekës.

Konflikti midis Noizyt dhe Mozzik starton që më herët. Nga shokë për kokë, miqësia e tyre u kris vetëm pak muaj pasi sollën duetin e suksesshëm “Bonjour Madame”. Kjo përçarje u përfol se u zmadhua pas duetit të Noizyt me Loredanën “Heart attack” verën e kaluar.

Megjithatë, Noizy nga ana e tij sqaroi se arsyeja e prishjes së miqësisë ka të bëjë me biznes dhe moskorrektësi nga ana e Mozzik dhe se nuk kishte të bënte aspak me Loredanën.

“Heqja e këngës nuk ishte strategji marketingu. Nuk e di kush e ka bërë e ça ka bërë, por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë respektuar. Korrektësia, nga ana ime nuk ka patur asnjë lloj çalimi.