Mozzik ka një super lajm për adhuruesit

Mozzik nuk po e ndal punën edh gjatë kësaj kohe duke punuar për projekte të reja
Reperi i njohur së fundi i ftuar në emisionin “Rudina” ka folur më shumë për jetën profesionale dhe atë private.
Duke folur për këngët e reja ai tha se në qershor apo më së largu deri në gusht do të publikohet albumi i tij i ri, i cili do të përmbajë gjithsej 15 këngë, ndërsa do të jenë të përfshira 7 deri 8 këngë shqip, ndërsa tjerat në gjuhën gjermane.
Mozzik poashtu foli për jetën private duke thënë se vazhdon të jetë beqar dhe s ka ende kohë për këtë.
Ndyshe, ai është baba i një vajze nga lidhja me reperen Loredana./Indeksoline/