18:21 / E Premte, 06 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Mozzik me foto nga Meka: Faluni, lutuni!

Mozzik aktualisht gjendet në Mekë, pas vizitës së tij në Medinë.Reperi ndau fotografi të reja nga atje dhe pati një mesazh për të gjithë ndjekësit e tij në rrjete sociale.

Ai bëri thirrje për t’iu lutur Zotit për faljen e gabimeve.“Kur mendoj a ka ndonjë ditë qe nuk jam falenderuar Zotit për të mirat e shëndetin , realisht kishte shumë ditë , Zoti na faltë.

Po kur mendoj se sa jam i lidhur me Zot e sa besoj në të i zbutë të gjitha!

Zot faleminderit që më sprovove e vazhdon ende se ashtu i don ti robërit e tu , të fortë , të lidhur me ty.

Na prano lutjet në këtë vend të bekuar na fal gabimet na pastro shpirtin me të mira !

Beko familjarët tonë , shoqërinë tone. Ja ku jam Zot pikërisht në vendin më të dashur tëndin , duke u lutur me shpresën që do  mi pranosh lutjet si gjithëherë tjetër! Dhe si mesazh që kisha dhënë dashtë Zoti dikush motivohet : Faluni Faluni , besoni në Zot,Lutuni Lutuni”, ka shkruar reperi.