Mozzik me surprizë për fansat ditën e Shën Valentinit

Mozzik ka paralajmëruar albumin e tij të dytë. I titulluar “Lamboziki”, albumi do të publikohet me 14 shkurt.
Lajmin e ka bërë me dije vetë reperi përmes një postimi në rrjete sociale. Albumi përmban 14 këngë, mes së cilave janë 3 bashkëpunime.
Përveç Noizyt dhe Elvana Gjatës, Mozzik do të vijë në duet dhe me Getinjon në këngën “Broski”, ndërsa në këngët e tjera vjen solo.
Kujtojmë që ky album vjen vetëm pak kohë pas albumit të përbashkët me Loredanën, “No rich parents”.
Ata u ndanë vetëm pak kohë pasi u ribashkuan por gjërat nuk shkuan mirë mes tyre.