10:37 / E Diele, 17 Janar 2021 / OSH

Mozzik mesazh gjitha partive: Mos i leni studentat me diploma e mastera me bajt smoka n’super marketa

Gramoz Aliu i njohur ndryshe si Mozzik mbrëmë ka bërë një reagim në rrjetin e tij social Facebook

Mozzik ka një lutje për cilëndo parti që do të qeverisë pas 14 shkurtit që të mos lejojë studentët që kanë kryer fakultete që të bajnë smoka në markete.

Ai ka kërkuar nga partia që fiton zgjedhjet, të fokusohen në shëndetësi.

Ky është postimi që ka bërë reperi i famshëm kosovar në Facebook:

Aman zaman qe thojme na shqiptarte !
Nuk e di cila parti , cilli politikan/e , cilla qeveri do fitoj zgjedhjet e radhës .
Po mundësonjani popullit tonë fillimisht shëndetsinë,mos i leni mo njerzt me kapercy kufinin për shqetësime të vogla me shku Maqedoni n’sistinë .
Ndërtojeni arsimin , mos i leni studentat me diploma e mastera me bajt smoka n’super marketa .
Ndërtoni institucionet me njerëz të ndershëm 
NDËRTOJENI se kurrë ma llugë ska qenë !
I ceka shpejt e shpejt disa tema qe nuk janë e nuk kan qenë kurrë në rregull , se me i cek të gjitha duhet kohë.
Suksese të gjithëve !
Partive,deputetëve së Republikës së Kosovës 
Të Dua Kosovë !
” Një burr shteti është ai që mendon për gjeneratat e ardhshme , kurse një politikan është ai që mendon për zgjedhjet e ardhshme ” ( e huazuar ).

Ndryshe, Mozzik edhe publikisht ka treguar se përkrah Partinë Demokratike të Kosovës për këto zgjedhje dhe se dihet që ka një afërsi me liderin e kësaj partie, Kadri Veselin.