13:12 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Mozzik ndanë me të tjerët buzëqeshjen e parë të Hanës, mezi pret ta dëgjojë edhe fjalën e parë

Mozzik është duke e shijuar tej mase ndjesinë e të qenurit prind.

Atë dhe Loredanën vitin e kaluar Zoti i bekoi me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Hana, shkruan Indeksonline.

Sot reperi me ndjekësit e tij në Instagram ka ndarë një moment të veçantë dhe emocionues për të, buzëqeshjen e parë të vogëlushes teksa ka shkruar:

“Hahahaha o engjulli jem.
Sa e bukur qenka buzëqeshja e parë e jote ?? Ti je jeta jem komplet. Me pa durim po pres me ta ni edhe fjalën e parë prej gojës tënde të vogël !”