10:42 / E Diele, 19 Qershor 2022 / LB

Mozzik në lidhje dashurie, publikon foton

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik është mjaft aktiv sa i përket rrjeteve sociale, ku i mban aktiv ndjekësit me fotografi e video nga jeta e tij e përditshme.

Së fundmi, reperi ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Instagram” e që pas pak minutash e ka fshirë atë duke e zëvendësuar me një fotografi tjetër.

Ndryshe, përmes fotografisë ai ka treguar se ndodhet në qytetin e Milanos në Itali, teksa ndjekësit kanë filluar të aludojnë se përmes kësaj fotografie ai tashmë ka konfirmuar lidhjen e tij të re të dashurisë.