Mozzik: Në qoftë se çiftelisë së Kosovës iu paska këput teli, me ia ngjit di veç Kadri Veseli
Njëri ndër reperët më të suksesshëm në vend, ka treguar dukshëm simpatinë e tij ndaj Kadri Veselit.
Veseli i cili njëherit është kandidat edhe për kryeministër nga radhët e PDK-së, dukshëm ka përkrahjen edhe nga artisti Mozzik, shkruan Indeksonline.

Është vet reperi në fjali ai i cili me anë të një statusi ka treguar se ka shumë besim tek Veseli, sa i përket qeverisjes.
Sipas tij, i vetmi që di t’i zgjedhë problemet dhe sfidat e Kosovës në të ardhmen është Veseli.
“Në qoftëse çiftelisë së Kosovës iu paska kput teli, me ia ngjit din veq Kadri Veseli”, ka shkruar ai krahas fotografisë në llogarinë e tij në Facebook.
Vlen të përmendim faktin se Mozzik edhe më tej vazhdon të jetë njëri ndër reperët më aktiv të skenës muzikore shqiptare. /Indeksonline/
