75 Mall Live Search
13:58 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Mozzik paralajmëron bashkëpunimin me Azetin?

Mozzik ka sjellur projekt pas projekti, dhe me 31 korrik publikon albumin e ri.

Por, kjo si duket nuk do të jetë e tëra që reperin i suksesshëm nga Ferizaj ka për të sjellur, shkruan Indeksonline.

Kjo pasi përmes një fotografie që ka publikuar së fundi ka ngritur disa dyshime për një projekt të ri muzikor.

Mozzik ndau një imazh ku shihej në një studio muzikore ndërsa sipër ka etiketuar reperi shqiptaro-gjerman, Azet.

Reperi nuk ka dhënë më shumë detaje, por që ka lënë të nënkuptohet se po sjell një projekt të përbashkët me Azetin.

Në anën tjetër, Azet së fundi solli këngën “Fajet” në bashkëpunim me Dhurata Dorën, ndërsa Mozzik po shijon suksesin e këngë “Baby” që e solli në gjuhën gjermane./Indeksonline/