Mozzik paralajmëron bashkëpunimin e ri me Getinjon

Dy vëllezërit dhe njëkohësisht reperë të suksesshëm, Mozzik dhe Getinjo janë bërë bashkë për një projekt të ri.
Dyshja e njohur lajmin e kanë zbuluar përmes një video të realizuar në studion muzikore e që e ndan me fansat në Instagram.
Kënga mban titullin “Totorina” dhe pritet të publikohet shumë shpejt, ndërsa artistët nga Ferizaj nuk kanë zbuluar më shumë detaje.