23:21 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

Mozzik publikon foto përkrah Hanës, babë e bijë duken identik

Mozzik jo vetëm një reperi i suksesshëm , por edhe një baba shembullor.

Kjo pasi reperi ferizajas, përveç angazhimeve profesionale, mundohet t’i kushtojë kohë edhe të bijës së tij.

Ai herë pas here ndaj edhe fotografi dhe video simpatike të vogëlushes Hana, siç ka bërë edhe sonte duke ndarë me adhuruesit në Instagram disa imazhe të ëmbla.

Mozzik ka shtuar një ‘emoji’ zemre dhe hënën sipër fotografive, teksa babë e bijë dukeshin shumë të ngjashëm.

Kujtojmë që Hana jeton me nënë e saj, Loredanën në Zvicër, ndërsa Mozzik pas ndarjes është kthyer në Kosovë./Indeksonline/

View this post on Instagram

? ?

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on