Mozzik publikon listën e këngëve të albumit të ri

“Mergimstar” quhet albumi i Mozzikut, të cilin artisti po e prezanton si kulminacionin e tij.
Reperi nga Ferizaj po mban në ethe të gjithë fansat e tij, deri në datën e publikimit.
Një herë e publikoi ‘cover-in’, pastaj artistët musafirë në album, e sonte ka publikuar edhe listën e këngëve.
Albumi do të ketë 20 këngë dhe do të jenë si në vijim:
Mirëmëngjes (duet me Getinjon), Lufthansa, Signal, Pode (duet me Dafina Zeqirin), Benz Drip, Cadillac (duet me Singullar), B* Imma Boss, No New Friends (duet me Getinjon), Plata o Plomo, +18, No Lie, OK, Hajt Se Ki Me Pa, E Pashpirt. Ti Ke Provu, Kur Po Pi, Miss You, Me T’Kast (duet me Dafina Zeqirin), Vonë, Kampion (outro).
