16:32 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Mozzik publikon projektin e ri, sjell ‘A Milly’ në bashkëpunim me Dardan

Reperin Mozzik ka njoftuar se edhe pse i mërzitur për vdekjen e babait të Loredanës i cili ndrrojë jetë gjatë ditës së djeshme atij i është dashur ta publikoj projektin e ri i cili është planifikuar kohë më parë.

Mozzik ka lansuar këngën e re ‘A Milly’ e cila ka ardhur në bashkëpunim me reperin shqiptar të famshëm në gjermani, Dardan, shkruan Indeksonline.

Projekti i ri ka ardhur i vizuelizuar edhe me videoklip nga ‘Hypnotize Entertainment’ i cili tashmë është publikuar në kanalin zyrtar në ‘Youtube’.

Ndryshe, ky është projekti i parë i publikuar nga Mozzik pas akuzave që u ngritën ndaj bashkëshortes së tij, Loredana për mashtrimin, kërcënimin dhe vjedhjen e 700 mijë frangave nga një çift i moshuar zviceran./Indeksonline/