Mozzik së bashku me Hanën, babë e bijë duken kaq ëmbël!
Kohë më parë reperi i njohur Mozzik dhe e fejuara e tij, Loredana u bënë prindër për herë të parë.
Çifti i njohur, vogëlushen e pagëzuan me emrin Hana dhe shumë shpesh ata publikojnë imazhe të saj në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Së fundi ishte Mozzik ai që ndarë me adhuruesit një fotografi teksa po shijonte një ditë të bukur pranvere së bashku me vajzën e tij.

Ndryshe, Mozzik dhe Loredana po vazhdojnë të jenë aktiv me koncertet dhe projektet muzikore./Indeksonline/