10:03 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Mozziku, së shpejti me një këngë në gjuhën gjermane

Mozziku po e përgatit një këngë të re për tregun gjerman.

Reperi i njohur, i cili ka promovuar së fundi dy projekte radhazi në gjuhën shqipe, po bëhet gati për një tjetër këngë që këtë herë do të jetë në gjuhën gjermane.

Përmes një postimi në Instagram, Mozziku shihet në studio muzikore teksa ka paralajmëruar projektin e ri.

 “A jeni gati?!”, ka shkruar Mozziku, duke treguar po ashtu se po vazhdon të punojë me producentin RZON.

Nddryshe, “Zemra ime” mban titullin kënga e tij e fundit e promovuar me videoklip./Indeksonline/