09:44 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

Mozzik shtynë lansimin e dy projekteve të reja, kjo është arsyeja!

Reperi Mozzik dje ka paralajmëruar se do të vije me dy projekte të reja të cilat ishin planifikuar të lansohen dje në mesnatë.

Por, reperi përmes një postimi në ‘InstaStory’ u ka kërkuar falje adhuruesve të tij pasi për shkak të problemeve me Youtube dhe Spotify këngët do të publikohen sot gjatë ditës.

“Probleme Youtube/probleme Spotify. Ma boni hallall juve që po e pritni nesër rregullohet inshAllah”, ka shkruar Mozzik.

‘Stari i Mahalles’ dhe ‘Clock’ janë dy projektet e radhës të Mozzik i cili këtë herë do ti vije pa bashkëpunim./Indeksonline/