Mozziku sjell një pjesë të këgës “Dhelpër dinake”, zbulon datën e promovimit
Reperi Mozzik ka kohë që ka nisur punën për projekt të reja.
Mozziku prej ditësh ka paralajmëruar se kënga e re është drejt finalizimit dhe pritet të publikohet së shpejti, shkruan Indeksonline.
Përmes një video të shkurtër të publikuar në rrjetet sociale, Mozzik ka sjellë një pjesë të këngës së re, ai po ashtu ka zbuluar datën e promovimit.
Reperi ferizajas tregoj se më 8 nëntor do e sjellë këngën e re me klip, e cila mban emrin “Dhelpër dinake” dhe thuhet të jetë dedikimi për ish-bashkëshorten e tij, Loredana.
Ndryshe, Mozziku dhe Loredana i dhanë fund lidhjes pak javë më parë, dyshja janë prindër të një vajze./Indeksonline/